Home Aktualitet Kreu i shoqat...

Kreu i shoqatës së bareve e restoranteve, Jahaj: Të hiqet Ora Policore ose protesta masive

2
0

Vijon të përsëritet kërkesa për heqjen e Orës Policore. Ndalimi i muzikës pas orës 22:00 në kuadër të masave anti-covid, po shkakton dëme ekonomike në aktivitetin e bareve dhe të restoranteve në vendin tonë.

Enri Jahaj, kreu i shoqatës së bareve dhe restoranteve bën thirrje që të lehtësohen masat kufizuese në këtë sezon turistik nisur edhe nga fakti, shton ai se në sheshin ”Skënderbej” janë zhvilluar grumbullime masive.

Enri Jahaj thotë se nëse nuk hiqen masat kufizuese, ato do të mbyllin aktivitetin e tyre të biznesit dhe më pas do të ngrihen për të zhvilluar protestë masive.

”Jemi në pikën arritjes së durimit. Nuk kemi se çfarë të presim, të gjithë jemi të riskuar që të humbasim biznesin. Të gjithë në Sheshin ”Skëndërbej” dalin dhe atje ka festa dhe grumbullime masive. në këtë pikë ne ndjejmë këtë lloj diskriminimi dhe këtë lloj selektiviteti. E kemi në qendër të Tiranës dhe e kemi vërë re që është shkelur ora policore.

Kanë 1 vite gjysëm që qytetarët nuk bëjnë ende një dasëm. Ndërkohë që vendet e Rajonit i kanë hapur. Nëse jemi mirë me pjesë e vaksinimit, nëse rastet e vdekjeve janë të harruara nuk ka pse të vazhdojmë me këto masa strikte. Nëse këto kërkesa nuk merren parasysh do ketë një mbyllje të bizneseve dhe do këtë një protestë masive në bulevard. Të na tregojnë pse janë ato masa, nuk ka një transparencë pse janë këto masa. Janë non sense masat policore.

Ne nuk kërkojmë asnjë tampon, asnjë certefikatë vaksinimi, të gjitha janë të hapura, maska nuk mban njeri dhe i vetmi biznes me risk të lartë na qenkan klubet dhe kafet. Nëse kemi normalitet në jetën e përditshme duhet të ketë edhe një normalitet natën”.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit