Home Aktualitet Krishtlindjet...

Krishtlindjet/ Dom Gjergj Meta mesazh për gratë dhe vajzat: Shpesh janë energjia dhe motivimi i heshtur i shoqërisë tonë

139
0

Dom Gjergj Meta, Ipeshkëv i Rrëshenit, mesazhin për Krishtlindjet e ka dedikuar grave dhe vajzave që shpesh janë viktima të dhunës dhe abuzimeve të ndryshme. Teksa sjell në vëmendje vrasjen tragjike të Liridonës, ai thotë se shpesh janë energjia dhe motivimi i heshtur i shoqërisë tonë.

”Kohët e fundit kemi përjetuar ngjarje për të cilatr gratë kanë qenë viktima të pafajshme të dhunës, të luftës, të abuzimeve të ndryshme, e fundit ishte Liridona, që u vra para syve të saj. Si Liridona fatkeqësisht ka shumë gra të tjera që jetojnë në zgrep të jetës, për shkak të dhunës që ushtrohet mbi to.

Fatkeqësisht jemi ende një shoqëri e dhunshme, verbalisht dhe fizikisht. Shumë gra sot u cënohet liria, u cënohet jeta, ose ajo bëhet e pajetueshme për shkak të dhunës, abuzimit, edhe megjithë këto ato vazhdojnë që ti japin botës dashuri, të punojnë, të luten dhe të përkujdesen për çdo anëtar të familjes së tyre. Ato janë shpesh energjia dhe motivimi i heshtur i shoqërisë tonë”,-thotë Dom Gjergj Meta.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit