Home Magazine Kriza e madhe...

Kriza e madhe politike që ka kapluar Partinë Socialiste

17
0

Nga Fatjona Dhimitri, deputete e Kuvendit të Shqipërisë

Kriza e madhe politike që ka kapluar Partinë Socialiste ka filluar të duket haptas. Tashmë, edhe pse nuk thuhet haptas, është e qartë si drita e diellit. Vendimi i KKT për lejen e ndërtimit të teatrit nuk është asgjë tjetër vetëm sfida e madhe që Erion Veliaj po i bën Edi Ramës.

Veliaj pasi vendosi për gjysmën e listës së Tiranës dhe në rrethe, po i kërkon Ramës të bëjë atë që gjallesa urdhëron.

Akti i parë ishte miratimi i lejes për magazinën moderne që e quan teatër, por e rëndësishme është investimi në ” Kullat” e mafies. Rama sot është i nënshtruar jo vetëm ndaj krimit, PPP, oligarkisë, por tani është i dhunuar edhe nga politika, ose përçarja.

Skenari i tyre qesharak ka përfshirë edhe Sorecën në këtë mes duke e akuzuar se ka ndërhyrë në GjK për çështjen e teatrit. Se cila është e vërteta do të shihet, por presioni Veliaj shtrihet në Gjykatën Kushtetuese.

Leja e ndërtimit është edhe mesazh për gjykatën për t’i treguar forcën, ndoshta edhe për të orientuar edhe ndonjë çështje tjetër.

Sot, Rama është në vështirësi të madhe. Më shumë se asnjëherë tjetër sepse ka krimbin e Bashkisë që po e gërryen. Ky i fundit, nëpërmjet pseudo-veprimtarive në rrethe po shtrin më tej tentakulat.

Rreziku Veliaj është më afër se kurrë dhe atëherë do të themi që me të vërtetë nuk kemi parë asgjë akoma.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit