Home KRYESORE Kriza energje...

Kriza energjetike, Berisha: Digat u zbrazën në mënyrë kriminale

234
0

Sot debati në parlamenti kishte të bënte me krizën energjitike dhe rritjen e çmimeve.

Ish-kryeministri Sali Berisha në fjalën e tij në Kuvend foli edhe për krizën energjetike, që sipas tij është shkaktuar nga vetë qeveria pasi ka zbrazur digat në një kohë kur rezervat ujore duhet të ruhen.

Sipas Berishës me energjinë qeveria kërkon të vjedhë ashtu siç ka bërë me inceneratorët.

Kush e shkaktoi krizën e energjisë. Në vitin 2021, vit që u prodhuan 8.89 mld kilovat/ orë. Në një kohë kur konsumi tarifor është 5.3 mld.

Kush i zbrazi në mënyrë kriminale digat në muajt gusht-shtator?!

E supozojmë se një drejtor i KESH u çmend ose u korruptua dhe shiti energjinë me 40 euro kur në bursë shitej me 140 euro. Zbrazi digat në muajt gusht dhe shtator. Në një kohë kur nuk duhet zbrazur kurrë dhe duhet ruajtur si rezervë.

Nuk ndëshkohet askush për këtë. Akti i parë atij i tregohet ligjit dhe drejtësia. E kanë bërë hajde të vjedhim si me inceneratorët”, u shpreh Berisha në Kuvend.

Por kryeministri theksoi se kjo vjen nga kriza europiane e energjisë prej luftës në Ukrainë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit