Home Aktualitet Kriza me shqi...

Kriza me shqiptarët, ”varka” që shpëtoi qeverinë britanike. Plani që Rishi Sunak ndoqi

249
0

Frenimi i emigracionit ilegal me varka nga shqiptarët, ka qenë tema kryesore e mediave dhe e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar përgjatë muajve të fundit. Londra e shndërroi “shpimin” e gomoneve në prioritetin kryesor të saj, shpesh herë duke përdorur dhe një gjuhë denigruese ndaj shqiptarëve.

“Jam këtu për të vëzhguar dëbimin e emigrantëve shqiptarë. Kujdestarët sapo u larguan. Janë rrugës për në aeroport dhe në mëngjes do të jenë në Tiranë. Jam takuar me stafin e shkëlqyer që punon pa pushim për t’i gjetur shqiptarët dhe ndaluar ata”, deklaroi ministri për Emigracionin Robert Jenrick, në 13 janar 2023.

Sipas të dhënave zyrtare, gati 13,000 shqiptarë arritën në Britani nga Franca vitin e kaluar, ndërsa numri total i emigrantëve të paligjshëm në varka të vogla ishte 45 mijë, sa numri vjetor i pasagjerëve në linjën më pak të përdorur të një metroje në Londër. Por si u krijua “problemi shqiptar” në opinionin publik të Mbretërisë së Bashkuar?

Rishi Sunak, i cili sipas analistëve të shumtë në Britani dhe jashtë saj, largoi vëmendjen nga problemi kryesor, kriza politike dhe ekonomike, duke kërkuar një “varkë” shpëtimi tek emigracioni i paligjshëm. Në ndihmë të tij erdhën një sërë shkrimesh nga mediat britanike, që portretizuan jo pak herë shqiptarët si kriminelë që kanë mbushur burgjet, edhe pse në shifra zyrtare është një numër tepër i vogël krahasuar me vendasit.

Kjo bëri që mijëra shqiptarë të manifestonin paqësisht në kryeqytetin britanik. Ajo çfarë flitej në gazeta “detyroi” qeverinë e Sunak, djalë i prindërve emigrantë, të merrte masa për të mbyllur kufijtë për “pushtuesit” ilegalë shqiptarë.

Kryeministri britanik pranoi të paguante një faturë të majme mbi 500 milionë euro presidentit francez për të ngritur një qendër paraburgimi në Francën veriore për të futur aty emigrantët e paligjshëm që do të tentojnë të kalojnë me gomone. Në marrëveshje përfshihej dhe angazhimi i qindra policëve nga të dyja vendet dhe pajisjeve high-tech të survejimit nga lart. Edhe ky plan u has me kritika të forta nga organizatat ndërkombëtare, përfshirë Kryqin e Kuq.

Nëse shqiptarët ishin vërtet kriza e kësaj dekade për Britaninë siç ata pretendojnë, një përgjigje i jep vetë qeveria e këtij vendi, përmes konfirmimit se gjatë këtij viti i duhen 1 milionë emigrantë për të bërë punët e rëndomta që anglezët nuk preferojnë t’i bëjnë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit