Home Aktualitet Kriza në PD, ...

Kriza në PD, Ndoka: Më 11 dhjetor vendoset gjithçka

127
0

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, thotë më 11 dhjetor do të vendoset se çfarë do të ndodhë mePD-në. Ai theksoi se nëse shumica e delegatëve të PD do të marrin pjesë në këtë kuvend, mbyllet konflikti.

“Shanset janë që të jetë vetëm një parti dhe kjo do të përcaktohet më datë 11 dhjetor. Unë e gjykoj që është detyrë e PD që të nxjerrë listën zyrtare të delegatëve, transparente për mediat.

Data 11 do të jetë një test. Nëse shumica e delegatëve të asaj liste zyrtare që PD ka marrin pjesë në atë kuvend, këtu kapitulli mbyllet. Në këtë situatë do të kishim vetëm një Parti Demokratike dhe individë që mbesin jashtë asaj partie.

Në këtë mënyrë, data 18 do të asgjësohej si mundësi pasi nuk mund të mblidhet pakica dhe të merrte një lloj zgjidhje ligjore, politike, morale, data 11”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit