Home Aktualitet Kryebashkiaku...

Kryebashkiaku i Vlorës pret ambasadorin e BE-së: Folëm për projektet madhore që na presin

12
0

Kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha priti në një takim ambasadorin e ri të BE në Shqipëri, Silvio Gonzato. Dredha tha se “në vizitën e parë zyrtare në Vlorë të ambasadorit Gonzato diskutuam për projekte madhore që na presin dhe për ato që janë në vazhdimësi”.

“Bashkimit Europian i jemi mirënjohës, për projektet e rëndësishme në infrastrukturë që ka financuar në territorin e bashkisë së Vlorës, por edhe për impiantin e përpunimit të mbetjeve urbane, në Sherishtë”, theksoi Gonzato.

Kryebashkiaku Dredha u shpreh se “folëm edhe për projektin “BE për Rininë”, një mundësi shumë e mirë për punësimin e të rinjve, që të ardhmen e tyre ta ndërtojnë këtu, në Shqipëri dhe të japin kontributin për Vlorën drejt rrugës pa kthim të zhvillimit”. Gonzato mori pjesë sot edhe në aktivitetin “Garancia Rinore” që u zhvillua në Vlorë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit