Home Aktualitet Kryemadhi: Ba...

Kryemadhi: Basha na tradhëtoi, Bashkia e Tiranës është kthyer në një lavatriçe të parave të pista

105
0

Lëvizja Socialiste për Integrim mblodhi këtë pasdite të së martës, delegatët e Tiranës të Konventës Kombëtare, Kryetarja Monika Kryemadhi, thotë se do të nisin përgatitjet për zgjedhjet lokale 2023, si edhe hodhi akuza në drejtim të Bashkisë së Tiranës. Për të kjo bashki është kthyer në një lavatriçe të parave të pista.

“Aktiviteti i parë pas zgjedhjeve të 25 prillit, por edhe pas zgjedhjeve të delegatëve të konventës, ky është takimi i parë me delegatët e parë, i cili është një proces që do fillojë duke lëvizur. Sot jemi më të qartë se ditën e 25 prillit për tradhtinë e madhe që pësoi opozitarizmi shqiptar. 

Ndaj e kemi thirrur këtë mbledhje sepse është përgjegjësia jonë që duke vënë në funksion edhe veprimet e së shkuarës për të nisur që sot përgatitjet tona për zgjedhjet lokale. Organizmi nis nga bashkia e Tiranës dhe do të vijojë në të gjitha bashkitë.

Bashkia e Tiranës po shkon në drejtimin e gabuar, s’ka si të jetë ndryshe kur shohim që Tirana është kthyer në një lavatriçe të parave të pista, të gjitha raportet që vijnë nga institucionet ndërkombëtare e rendisin Shqipërinë në vendin ku pastrohen paratë e pista në sektorin e ndërtimit”, tha Kryemadhi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit