Home Aktualitet Monika Kryema...

Monika Kryemadhi fton qytetarët: Bashkë le të bëjmë një alternativë që i përgjigjet vendit

373
0

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka nisur një tur takimesh me strukturat e partisë në mbarë Shqipërinë.

Sot në takimin me shtabin e LSI të Korçës thirrja e saj shkoi për të gjithë qytetarët shqiptarë që ti bashkohen LSI-së. Bashkërisht, sipas Kryemadhit, le të bëhemi një alternativë që i përgjigjet vendit, qytetarëve.

LSI po fillon takimet nëpër Shqipëri për të ringritur opozitën, sepse pabesisë së PD-së se Lulzim Bashës duhet ti përgjigjemi me një frymë të re përbashkimi.

”Qytetarët e ndjejnë në përditshmëri, peshën e rëndë të këtij monopoli mbi jetën politike, pasojat e të cilit ndihen mbi të gjitha nga ekonomitë e familjeve shqiptare. Një stabilitet i keqqeverisjes, që dita ditës zbras vendin nga të rinjtë, forca punëtore dhe shtresa e mesme”,-shkruan Kryemadhi në facebook.

Postimi i plotë

Sot në qytetin e Korçës, ku të gjithë janë të qartë mbi arsyet e vërteta të masakrës elektorale, që lejuan vazhdimin e mandatit të qeverisjes aktuale.

Qytetarët e ndjejnë në përditshmëri, peshën e rëndë të këtij monopoli mbi jetën politike, pasojat e të cilit ndihen mbi të gjitha nga ekonomitë e familjeve shqiptare. Një stabilitet i keqqeverisjes, që dita ditës zbras vendin nga të rinjtë, forca punëtore dhe shtresa e mesme.

LSI do të vijojë pa ndalim misionin e saj, në përfaqësimin pa kompromis të interesit më të lartë të qytetarëve. Çdo shqiptar është i ftuar të na bashkohet, për të ndërtuar bashkë një alternativë të besueshme që i përgjigjet siç duhet nevojave të vendit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit