Home Aktualitet Kryemadhi kun...

Kryemadhi kundër Metës për su*met: Nuk e kemi betejën me SPAK-un. Nga rrogëtarë në Presidencë disa u bënë rrogëtarë tek PL

57
0

Bashkëshortja e llir Metës, deputetja e PL-së Monika Kryemadhi ka dalë kundër këtij të fundit sa i përket akuzave të ashpra në adresë të SPAK dhe drejtuesit të saj Altin Dumani. Në një intervistë për emisionin Opinion në Tv Klan, Kryemadhi tha se nuk është peng i askujt, duke ju referuar SPAK-ut.

”Për çfarë i duhet Partia e Lirisë Altin Dumanit? Po pse Altin Dumani dhe jo Prokuroria e Tiranës? Po pse jo gjykata? Pse jo KLP? Pse jo Edi Rama? Pse mo beteja e Partisë së Lirisë është SPAK-u?”,-tha Kryemadhi. Gjatë 3 ditëve të fundit, Ilir Meta ka bërë akuza të forta në adresë të SPAK dhe kreut të kësaj prokurorie.

Blendi Fevziu: Ka shkuar një ditë dhe ka parë që s’ka servera të kamerave? Ka shkuar një ditë dhe ka gjetur ndonjë përgjues në zyrë?

Monika Kryemadhi: Jo jo. Serverat e godinës së Partisë së Lirisë janë servera që çdo 1 javë fshihen dhe riformatohen. E dyta, ka luhatje tensioni. Në luhatjet e tensionit mund të ketë një moment kontakti 1 sekond i cili është fikur dhe është ndezur përsëri.

Blendi Fevziu: Pra ky është problem elektrik apo politik?

Monika Kryemadhi: Ky është me thënë të drejtën problem njohurish. Kjo zgjidhet me IT.

Blendi Fevziu: Po çfarë kanë gjetur?

Monika Kryemadhi: Asgjë nuk kanë gjetur. Është një fantazi e krijuar nga një grup njerëzish të cilët nga rrogëtarë në Presidencë vijnë dhe bëhen rrogëtarë në Partinë e Lirisë.

Blendi Fevziu: E kanë bindur Metën që përgjohet?

Monika Kryemadhi: Jo, i kanë thënë jemi përgjuar ne, nuk kanë thënë që është përgjuar Ilir Meta. Personat i kanë thënë Ilir Metës jemi përgjuar ne. Por nuk është ky problemi i shqiptarëve. Do vijë Prokuroria, do ta shikojë, do i nxjerri si budallenj ata që i kanë bërë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit