Home Aktualitet Kryeministri ...

Kryeministri e nis nga Fredi i “Rapsodisë” vizitën në Lezhë

565
0
Sot kryeministri Rama ishte në rrethin e Lezhës. Ai shkruan në facebook: “Lezhë, me një prej mjeshtrave të restoranteve të spikatur të Lezhës, Fredin e “Rapsodisë” dhe familjen e tij punëtore, në Krajnë të Lezhës, ku po rritet edhe falë mbështetjes së AZHBR-së, një sipërmarrje shembullore prodhimesh artizanale 100% bio, e cila ka kontraktuar 300 blegtorë, duke e dyfishuar në vetëm 1 vit kapacitetin e përpunimit nga 2 në 4 ton qumësht.
Kjo sipërmarrje është një miks blegtorësh të vjetër dhe të rinjsh të kthyer nga emigracioni, ku pasioni për punë e fitimet e rritura, dëshmojnë se ky vend është i bekuar për ata që duan të punojnë pa u lodhur”.

Me pas Kryeministri shkoi për të inaguruar aparatamentet e reja për 16 familje të komunitetit rom dhe egjiptian po në Lezhë. Rama poston shënimin:“Dorëzojmë çelësat e apartamenteve të reja për 16 familje të komunitetit rom dhe egjiptian, shtëpitë e të cilëve u rrënuan krejt nga tërmeti i dy viteve më parë, ndërsa vijon puna edhe për ndërtimin e 9 banesave të tjera private në lagjen ‘’Shehër’’ të Lezhës. Respekt për Halil Kastratin, shqiptarin bujar nga Kosova që na u bashkua në përpjekjen tonë për t’u ngritur më të fortë pas tragjedisë së 26 nëntorit” shkruan kryeministri.

Në gjithë vizitën e tij kryeministri ishte shoqeruar nga kryebashkiaku punëtor, Pjerin Ndreu.

Pasi ishte te komuniteti rom, shefi i qeverisë kaloi për të parë punimet te lagja “Gurra”, shoqeruar edhe nga zv/kryeministri Arben Ahmetaj. Aty janë drejt përfundimit projekti i ndërtimit të 80 apartamenteve të reja për të prekurit nga tërmeti në lagjen ‘Gurraj’, si edhe rehabilitimi i godinave ekzistuese.

Kryebashkiaku Pjetrin Ndreu i tregoi kryeministrit edhe ndërtimet buzë lumit Drin ku janë drejt përfundimit edhe projekti për rehabilitimin rrenjesor të ndërtesave të vjetra e të goditura nga tërmeti përgjatë lumit Drin, ku tanimë po merr formën përfundimtare një hapësirë e bukur komunitare.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit