Home Aktualitet Kryeministri ...

Kryeministri francez bën paralajmërimin për variantin Omicron: Po përhapet si rrufe!

372
0

Varianti i ri i koronavirusit, Omicron po “përhapet me shpejtësi rrufe” në Evropë dhe ka shumë mundësi të bëhet dominues në Francë nga fillimi i vitit të ardhshëm, ka paralajmëruar kryeministri francez, Jean Castex.

Siç raporton BBC, deklarata e Castex u bë të Premten, disa orë përpara se Franca të vendoste kufizime të ashpra udhëtimi për ata që hyjnë në vend nga Mbretëria e Bashkuar.

Mbretëria e Bashkuar deri më tani ka qenë vendi më i goditur nga mutacioni i ri, me afro 15,000 raste të konfirmuara të Omicron të Premten.

Në të gjithë kontinentin, zyrtarët shëndetësorë po përgatiten për një valë të re infeksionesh.

Kufizime shtesë u njoftuan në Gjermani, Republikën e Irlandës dhe Holandë të Premten, ndërsa qeveritë po kërkojnë medoemos të frenojnë valën e re.

Evropa ka regjistruar deri tani më shumë se 89 milionë raste dhe 1.5 milionë vdekje për shkak të Covid, sipas shifrave të fundit të BE-së.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit