Home KRYESORE Kryeministri ...

Kryeministri i vendosur: Harta e re Gjyqësore nuk ndryshon, le të hidhen përpjetë avokatët!

456
0

Kryeministri Rama sot në konferencë shtypi ka deklaruar prerë dhe i vendosur se nuk do të ketë asnjë ndryshim te Harta e re Gjyqësore.

Ja se çfarë tha Rama:

“Harta gjyqësore është ajo dhe nuk ndryshon. Unë habitem që ka akoma individë dhe grupe individësh që besojnë se me qeverinë që unë drejtoj mund të flitet me gjuhën e bojkoteve, me gjuhën e shfaqjeve të kokëfortësisë pa zë. Ne këtu jemi. Kush ka diçka për të ndarë, e ka shumë të thjeshtë të na kërkojë, të ulemi e të flasim. Por, harta gjyqësore është ajo dhe nuk ndryshon. Bojkotojnë sa të duan, kjo nuk ndryshon. Shqipëria nuk mund të mbetet peng i vetvetes dhe i të kaluarës së vet, ku gjithmonë gjërat janë neglizhuar. Shqipëria nuk është Kina, as Amerika, as Franca, as Italia, është një vend shumë i vogël për të pasur zyra dhe institucione të panumërta. Kështu që harta gjyqësore është ajo, është e konsultuar gjatë, e dakordësuar. Kush i bie ndesh, është në të drejtën e vet ta bëjë, por pengmarrja e qytetarëve për të bërë qeverinë që të ndryshojë qëndrim është pamoralshme, e shëmtuar dhe e padobishme. Përvecse s’ka asnjë shans që të ketë sukses“- theksoi kryeministri.

Ndërkohë Dhoma e Avokatëve të Shqipërisë vazhdon grevën, duke mos marrë pjesë në proceset zgjedhore.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit