Home Aktualitet Kryeministri:...

Kryeministri: Lul! Mos bëj sikur imiton Berishën, kopja nuk është kurrë si origjinali!

302
0

Debati në parlament sot paradite mes Lulzim Bashës dhe Kryeministrit Edi Rama njohu kulme replikash dhe ironish.

Në fillim doli Lulzim Basha ku akuzoi qeverinë dhe kryeministri që po rrisin çmimet e energjisë, pasi kanë bërë korrupsion dhe duhen ndëshkuar nga drejtësia, më tej ai akuzoi se ky është terrorizëm shtetror ndaj popullsisë me këtë presion për gjoja krizë energjitike.

Kreu i aktual i PD-së shtoi se Rama ka në plan të marrë 500 mijë të huaj nga Bangladeshi dhe shtete të tjera duke larguar po kaq shqiptarë nga vendi.

Mënjëherë doli kryeministri Rama në foltoren e Kuvendit.

Edi Rama që në fillim ironizoi deri në sarkazëm Bashën kur i tha se “Lul! Mos bëj sikur imiton Berishën, pasi kopja nuk është kurrë si origjinali! Unë ta di hallin Lulzim!”- theksoi kryeministri.

Nënteksti i kryeministrit ishte therës ndaj Bashës, pasi aludonte me frikën e Lulzim Bashës prej ish-kryeministrit Berisha që ka dalë nëpër rrethet për ti marrë selinë blu.

Në PD dihet tashmë se nuk ka qetësi, por sherrnaja do përfundojë me grushta te oborri i PD-së e ku Flamur Noka do jetë duke kaluar hekurat e selisë drejt Lulit në zyrë.

Me pas kryeministri theksoi se kjo që thotë Basha është retorikë disa vjeçare e tij.

Kryeministri tha se “Gjithë bota flet për një krizë, që është globale, dhe jo lokale. E të mëdhenjve dhe të vegjëlve. Është detyra ime t’ju flas hapur njerëzve dhe sidomos kur i gjithë vendi do përballet me një krizë të kësaj natyre. Çmimi për konsumatorët familjarë dhe as për të tjerët hë për hë nuk u rrit.

Rama tha se me lejoni ti kujtojë Lulit se në kohën e tij ka fakte qe fondet e rrugëve në kohën e tij si ministër transporti ishin katastrofike. Dhe ka fakte për këtë, Luli!

Në fund masakra e Ramës ishte tmerr. Rama iu drejtua: Luli mos kopjo Berishën, atë qenef se e dijmë se ai mbetet origjinal. Ndaj me mirë Luli mbaji ato flokë të krehur bukur e të lyer me kujdes. Atë buzëqeshjen mbaje!-ishte sarkazma e kryeministrit.

Fill pas kësaj kërkoi fjalën Lulzim Basha. Kreu i PD-së u mundua ta shigjetojë, duke thënë se ti nuk je as për drejtor kopshti.

 

 

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit