Home KRYESORE Kryeministri ...

Kryeministri me “zemrën plot” sot në Manzë

431
0
“Zemra plot. Manzë, Durrës – Ku sot hapim dyert për 230 apartamente të reja për banorët që humbën shtëpinë më 26 nëntor të dy viteve më parë”- shkruan sot kryeministri Rama.

Në fjalën e tij Rama tha se qeveria qëndron pranë njerëzve në nevojë dhe kështu po vepron sipas tij, edhe në krizën e shkaktuar nga lufta në Ukrainë.

Do të mbështesim tre muaj rresht me një shumë ekstra për të kompensuar rritjen çmimeve të produkteve bazë të më shumë se gjysmën e një milioni njerëz. Po ashtu do të mbështesim fermerët me naftë pa taksa. Do të mbështesim pensionistët duke indeksuar menjëherë pensionet. Me radhë do të bëjmë çmos që edhe kjo situatë të kalojë pa shumë dhimbje. Luftërat nuk vijnë për të sjellë të mira, por dhimbje e plagë. Lavdi zotit s’jemi në kushtet kur bombat i kemi mbi kokë. Ato bien gjetkë, sidoqoftë lufta sjell jehonën e saj përmes çmimeve. Ne do të jemi të vendosur për të mos lënë të vetëm asnjë që është në vështirësi. Këtë vështirësi të madhe duhet ta kapërcejmë së bashku.

Rrugën e kemi pasur të vështirë për shkak të goditjeve që na kanë ardhur nga lart, e jashtë. Tërmeti, pandemia, megjithatë siç nuk na gjunjëzoi as tërmeti dhe pandemia, s’do të na gjunjëzojë kjo situatë. Do të kemi momente si ky, ku fëmijët, gjyshërit do të marrin frymë të lehtësuar sepse do të jenë në një stacion të ri. Këtu ka socialistë, patjetër dhe demokratë, por sherrin ia lini të tjerëve. Ju jeni këtu bashkëpjesëtar të një komuniteti të ri. Të keni shëndet, jetë të gjatë për gjyshërit dhe gjyshet”, tha Rama.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit