Home Aktualitet Kryeministri ...

Kryeministri Mitsotakis flet për çështjen e detit me Shqipërinë: Kemi bërë progres, çështja do shkojë në Hagë

95
0

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis u prit nga kryeministri Edi Rama dhe është pjesë e samitit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë. I pyetur nga gazetarët për çështjen e detit me Shqipërinë, ai tha se është bërë progres.

“Po diskutojmë dhe mendoj se kemi bërë progres gjatë ditëve të fundit. Duam të gjejmë dakordësi për të firmosur një dokument që do na mundësojë ta çojmë çështjen në Hagë”.

Kryeministri nuk do të udhëtojë gjatë ditës së sotme për në Himarë, ndryshe nga sa ishte planifikuar më herët. Mediat greke raportojnë se udhëtimi për në Himarë dhe në zonat minoritare të jugut të Shqipërisë është shtyrë për shkak të kushteve të papërshtatshme atmosferike.

Sipas tyre, Mitsotakis do të fluturonte me helikopter të tipit “Chinoook” nga Tirana në Himarë, por kjo është e pamundur gjatë ditës së sotme për shkak të kushteve atmosferike.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit