Home KRYESORE Kryeministri ...

Kryeministri nga Hollanda: “Shell” po zbulon në Shqipëri rezerva gazi dhe nafte të jashtëzakonshme edhe për Europën

770
0

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Hollandë në vizitë zyrtare ftuar nga kryeministri hollandez Mark Rutte.

Pas takimeve dhe konferencës së përbashkët të shtypit, Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim me përfaqësues të biznesit holandez që operojnë aktualisht në Shqipëri, si edhe me investitorë të tjerë, të interesuar për të zgjeruar aktivitetin e tyre në vendin tonë, që po merr gjithnjë e më shumë vëlendje ndërkombëtare.

Por ajo që ka thënë kryeministri është lajm kryesor për vendin.

Ja se çfarë theksoi Edi Rama sot në Hollandë: “Këtu janë disa prej aktorëve kryesorë të kësaj pranie, në një marrëdhënie shumë të rëndësishme për ne që duam ta thellojmë dhe ta zgjerojmë sa më shumë të jetë e mundur. Kemi edhe kënaqësinë e privilegjin për të pasur në  vendin tonë Shell-in. Kemi shumë shpresë që së shpejti do të mund të ndajmë me opinionin tonë publik dhe pse jo me atë rajonal dhe përtej rajonit një zbulim shumë të rëndësishëm. “Shell” po arrin të realizojë në vendin tonë diçka të madhe. Ata hezitojnë të flasin për shifra për momentin, por shenjat tregojnë se mund të jemi në fazën e një zbulimi shumë të rëndësishëm në tokë të gazit dhe naftës që jo vetëm do të ndikojë jashtë mase të ardhmen e vendit tonë, por në këto rrethana të caktuara do të luajë rol në të ardhmen energjitike të Europës.”, tha Rama.

Ja dhe fotot nga takimet zyrtare me kryeministrin hollandez:

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit