Home KRYESORE Kryeministri ...

Kryeministri Rama: Dita për të shkarkuar Ilir Metën në emër të më shumë se 90% të popullit shqiptar

8
0

Kryeministri Rama pas vizitës në Hungari dhe Bullgari ka zbarkuar në Rinas në mesditë dhe mënjëherë ka shkuar në sallën e Kuvendit.

“Ilir Meta ka poshtëruar Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”. Kështu deklaroi Kryeministri Edi Rama në seancën e sotme ku pritet shkarkimi i Presidentit.

“Ilir Meta ka tradhtuar misionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Ilir Meta ka poshtëruar Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Ilir Meta ka shembur institucionin e garantit të unitetit kombëtar. Ilir Meta ka dhunuar kufirin jetik të ndarjes së pushteteve në demokracinë tonë parlamentare. Ilir Meta ka turpëruar Shqipërinë dhe popullin shqiptar në marrëdhënien krejt speciale me SHBA. Ilir Meta ka shkarravitur fytyrën e shtetit shqiptar në marrëdhënie me përfaqësitë e bashkësisë demokratike ndërkombëtare në Shqipëri. Ilir Meta i ka humbur plotësisht dhe përfundimisht të gjitha shanset që i janë dhënë bujarisht në mënyrë të përsëritur për t’u kthyer në binarët e arsyes morale dhe ligjore. Shqipëria nuk mund ta mbajë më në kurriz Ilir Metën duke u bërë gazi i botës në sy të miqve të saj dhe vetë qytetarëve të saj. Prandaj ky parlament duhet të ushtrojë pa ngurrim vullnetin e më shumë se 90% të popullit shqiptar për ta shkarkuar Ilir Metën nga detyra. Keqardhje për mikun tonë të dikurshëm Ilir, por Meta i sotëm nuk mund të ketë kurrsesi më statusin e lartë që i ka dhënë parlamenti. Ilir Meta ka mbaruar punë me rolin që mori nga parlamenti dhe fjalët për të si president kanë mbaruar. Tani të flasë parlamenti me votë”, tha Rama.

Kryeministri Rama foli shkurt në Kuvend ku në thelb ai tha se “Dita për të shkarkuar Ilir Metën në emër të më shumë se 90% të popullit shqiptar”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit