Home Aktualitet Kryeministri ...

Kryeministri Rama lumturon 100 familje në Tiranë, nuk lë pa “thumbuar” edhe opozitën: Kujdes bravat e thyera

246
0

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në ceremoninë e dorëzimit të banesave familjeve në lagjen ‘5 Maji’, të cilat u shkatërruan nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Në ceremoninë e rastit kryeministri ironizoi dhe me kryebashkiakun e Tiranës pas lajmeve për makinat e tij.

“Gëzuar Vitin e Ri e me shëndet familjarisht që të gjithë, jo vetëm ju që jeni këtu. Është një fundvitit shumë i veçantë për mua, për ne, sepse nuk ndodh çdo vit, ndodh një herë në shumë vite që të kesh nderin dhe kënaqësinë dhe privilegjin madje që për shkak të detyrës të lumturosh kaq shumë njerëz, kaq shumë familje dhe për më tepër familje të cilat vijnë nga një moment shumë dramatik i humbjes së strehës së tyre dhe që në të shumtë ne rasteve e kanë të pamundur që të kenë një strehë të re ashtu siç do ta dëshironin për fëmijët e tyre. Është kënaqësi, nder e privilegj që edhe këtu të fillojmë sot kthimin në shtëpi të familjeve që humbën gjithçka nga tërmeti, duke iu ofruar mbrapsht apartamente të një cilësie që sot në Tiranë kushtojnë shumë për metër/katrorë dhe për shkak të transformimit të kryeqytetit iu rritet vlera përditë. Sot fillojmë me 100 familjet e para, ndër të cilat pjesa më e madhe as nuk do ta kishin pasur mundësinë që të blinin apartamente të këtyre standarde që do të pasohen nga 1000 familje të tjera në totalin e 100 mijë familjeve të prekura nga tërmeti. Jo vetëm atyre, por edhe atyre që ishin në këtë zonë kur ne vendosëm të ndërtojmë një lagje të re e cila do të jetë së bashku me lagjen e Kombinatit, lagjja më moderne e Tiranës për disa vite, ku gjejnë strehë falë këtij programi edhe familje që ishin këtu në kushte mizerabël, pa infrastrukturë, disa me legalizime, disa pa legalizime fare, disa me prona, disa pa prona fare dhe për të gjithë programi dha një rrugë të re, një mundësi të re duke i ofruar atyre shumë më tepër se çdo t’u ofronte një zhvillues privat dhe duke bërë që edhe familjet e tyre të sistemohen për bukur dhe e gjitha kjo falas, pa asnjë kokërr leku nga xhepi i këtyre familjeve”, tha Rama.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit