Home KRYESORE Kryeministri ...

Kryeministri Rama: Polici është fytyra e Shtetit

166
0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për dhunën e efektivit të policisë ndaj gazetares Anila Hoxha dhe operatorit teksa raportonin nga Qafë Molla në Dajt, ku u gjet trupi i vrarë i biznesmenit Ruzhdi Hoxha.

Respekt për punën e palodhur, sakrificat dhe rezultatet. Natyrisht është për të ardhur keq kur individë të caktuar me uniformën e policit të shtetit si rasti i fundit i dikujt që keqtrajtoi në mes të rrugës një gazetare jo për faktin se vajza ishte gazetare por për faktin se duke qenë gazetare ngjarja u bë edhe më e bujshme. Por në thelb për faktin që keqtrajtoi një qytetare, hedhin hije mbi gjithë këtë punë, mbi gjithë këto sakrifica dhe rezultate. 

Për këtë arsye është e rëndësishme që jo vetëm të veprohet siç u veprua me shpejtësi dhe pa asnjë tolerancë duke i larguar menjëherë nga policia e shtetit por është me rëndësi që të theksohet nga ana e drejtuesve domosdoshmëria që të marrin parasysh se figura e policisë së shtetit nuk ka nevojë për asnjë gjest dhe asnjë fjalë të tepërt sepse është mishërimi i ligjit dhe ligji nuk flet, nuk bërtet, nuk kërcënon, nuk shan, ligji vepron”, tha Rama teksa mori pjesë në prezantimin e buxhetit për vitin 2022 për policinë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit