Home Aktualitet Kryeministri ...

Kryeministri Rama: Publikimi i pagave është bërë për të krijuar destabilitet. Gjëra të tilla ndodhin kudo në botë!

621
0

Kryeministri Rama flet për publikimin e të dhënave personale dhe pagave. Rama thekson se kjo është bërë për të krijuar destabilitet dhe rrëmujë.

Më tej kryeministri tha se kjo është sfida e kohës ku jetojmë pasi teknologjia i njeh këto ngjarje, sepse kanë ndodhur në shtete të zhvilluara.

Rama sqaroi se kjo mund të jetë bërë nga persona brenda sistemit dhe nuk duket se ka hakërim. Megjithatë prokuroria ka filluar hetimet dhe presim gjetjen e personit apo personave që kanë kryer këtë krim. Do të thirren të gjithë ata që kanë patur apo kanë akses të hyjnë në këtë sistem të AKSH-it.

Në analizat paraprake ngjan si një ndërhyrje nga infiltrimi i brendshëm dhe jo i jashtëm në formë sulmi kibernetik. Nuk jemi as të parët as të fundit, nëse i referoheni vetëm periudhës së fundit kohore, viteve 2019-2020-2021 ngjarje të tilla kanë ndodhur në shumë vende si SHBA, Rusi, Britani e Madhe, Kanada, e me radhë, kjo është sfidë e re e kohës. Ky sistem apo një tjetër i përkasin një trashgimie me të cilin po punohet intensivisht”, tha Rama.

Rama kërkoi ndjesë për ndërhyrjen në jetën private duke bërë thirrje që të hetohet kushdo, përfshirë inspektorët e tatimeve që kanë akses në sistemin e pagave për arsye të punës.

Ndër të tjera, kryeministri hodhi akuza duke thënë se mund të jenë të përfshirë edhe persona që janë larguar nga sistemi por edhe ata që nga foltoret e Kuvendeve e antikuvendeve paralajmërojnë zymtyra të tjera.

Dua t’ju kërkoj një ndjesë të gjithëve që janë shqetësuar me plot të drejtë për këtë ndërhyrje në këtë aspekt të jetës së tyre private dhe ndërkohë dua ta nënvizoj qysh në fillim se kjo është një ngjarje e cila meriton të hetohet imtësisht. Uroj, shpresoj dhe i bëj thirrje organeve ligjzbatuese që ta kryejnë këtë hetim me të gjithë kapacitetet e tyre dhe nga ana tjetër, dëshiroj të ndaj me publikun se në këndvështrimin tim nuk është e vështirë të shohësh se këtu ka një qëllim jo fort të vështirë për t’u kuptuar dhe për të nxitur destabilitet në një përpjekje që s’është e para“, shtoi Rama.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit