Home KRYESORE Kryeministri ...

Kryeministri Rama vlerëson Luiza Gegën: Kjo arritje të lë pa fjalë! Një kampione Europe që mundi një gjermane

259
0

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar kampionen e Europës në atletikë, Luiza Gega, në ceremoninë e organizuar në nder të saj, ndërsa tha se titulli që ajo mori të lë pa fjalë.

Ndërkohë, mes batutave dhe humorit Rama tha se nuk ndodh shpesh që Shqipëria të lërë pas Gjermaninë, duke qenë se Luiza Gega la pas një atlete gjermane.

E dashur Luiza, fort e admiruar, kampione, tani edhe e Europës. Është krenari dhe privilegj i veçantë që të kemi sot këtu mes nesh. Në një përpjekje për të thënë faleminderit, jo doemos me fjalët e nevojshme. Kjo arritje të lë pa fjalë. Po të paktën me të gjithë ceremonialin që ofron shteti. Më vjen mirë që rastësia e deshi që sot të prezantohesha dhe me ambasadoren e re të BE-së në Shqipëri, të cilës i kërkova që të qëndrojë pas takimit për të kremtuar një kampione europane që mundi një gjermane. Nuk na ndodh shpesh që të lëmë pas Gjermaninë. Para ca kohësh dikush thoshte jemi të dytët pas Gjermanisë. Por sot këtu në këtë sallë, Gjermania është e dyta pas Shqipërisë. Dhe tek adrenalina që gara prodhon për njerëzit, shteti ka kohë që e ka pranuar se e ka humbur rivalitetin me sportin. Kur e pyesnin se cili është sporti yt i preferuar, Churchill thoshte: jo, jo, sport kurrë… Sepse Churchilli si amator i notit ishte një atlet i shquar i puros por ndihej shumë i sfiduar nga sporti, kur nuk ia hidhte dot me brilancën e oratorisë.

Megjithatë ka diçka që bashkon emrin e tij me triumfin e Luizës, dhe janë katër fjalë të cilat ai i përdori duke i bërë homazhin më të madh, sipas meje, vetë sportit kur i ngriti në këmbë të gjithë britanikët në luftë, me një recetë mahnitëse, dhe u tha: Nuk kam asgjë për t’ju ofruar veç sfilitje, gjak, lot dhe djersë… Dhe në fakt nëse e shohim të gjithë rrugëtimin e Luizës deri kur ka zbritur në pistë, për ato më pak se 10 minuta që tani i përkasin historisë, janë hapa të pafundëm sfilitje, gjaku, lotësh dhe djerse. Dhe pikërisht me këto katër fjalë të kthyera në një mënyrë të jetuari, Luiza i ka dhënë sportit dhe Shqipërisë letra të reja fisnikërie. Sipërmarrja e saj është marramendëse. Kur mendojmë se çfarë i dhuroi Luiza Shqipërisë, imazhin e një Shqipërie që ia del, me kokën lart mes të gjithë të tjerëve. Është e pamundur të mos e shohim diferencën abisale mes këtyre katër fjalëve kaq të thjeshta dhe kaq të rënda dhe 400 milionë fjalëve të tjera të kota që konsumohen përditë dhe që nuk prodhojnë asgjë”, tha Rama.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit