Home Aktualitet Kryeministri ...

Kryeministri replika me Tabakun: Më kërkoni falje që të vazhdojmë me përgjigjet

64
0

Kryeministri Edi Rama nuk ka pranuar të japë përgjigje në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, me arsyetimin që Tabaku ti kërkojë ndjesë pasi tha diçka që sipas Ramës nuk është e drejtë.

Debatet

Edi Rama: Ju bëtë një gabim. Unë kam ardhur këtu…dua vëmendjen tuaj sepse edhe kur më shikoni gaboni. Ju duhet të më kërkoni një ndjesë të vogël tani, sepse më thatë sepse thatë që juve kështu jua kanë thënë. Sipas jush nuk thashë një përgjigje korrekte, por atë që më ka kërkuar grupi kriminal. Mund të më kërkoni ndjesë. E dua një ndjesë për këtë.

Tabaku: Përqendrohemi te objekti. Dëshira për tu bërë aktor na ka sjellë në këtë situatë. 100 mln euro të paguar nga buxheti i shtetit, 35 mln të paguar për Tiranën.

Rama: Jam i keqardhur që të mos i përgjigjem lutjes tuaj pa zgjidhur hallin tim. Ky është halli i dëshmitarit, ose do më respektoni si dëshmitar dhe nuk do komentoni ato që them unë, ose problemi do jetë që do rrime këtu deri më 6 mars. Dua një ndjesë të vogël, do mbeteni pa fushatë.

Tabaku: Çfarë është ligji për ju?

Rama: Dëshmitari kërkon një ndjesë të vogël. Duhet të ma bëni një ndjesë të vogël që dëshmitari të vazhdojë.

Tabaku: Cili është ligji për ju?

Rama: Para se të shkojmë tek ligji, Zonja Tabaku do t’ju lutesha që si dëshmitar të garantoni integritetin, duhet të më kërkoni ndjesë.

Tabaku: Zoti dëshmitar mos na mbani peng këtë komision. Nuk aludova që dikush ju ka thënë diçka.

Rama: Unë kërkova ndjesë siç jua dhashë unë ju, ka mundësi të me jepni një ndjesë.

Tabaku: Unë e kuptoj që nuk doni ti përgjigjeni pyetjes për transfertën. Nëse kjo i shërben komisionit, unë ju kërkoj ndjesë nëse është cënuar rëndë dinjiteti juaj.

Rama: Ndjesa juaj pranohet përzemërsisht dhe jam gati për përgjigjen.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit