Një i ri bërtet në duart e policisë: Më shpëtoni, nuk kam bërë asgjë! Lajmëroni familjen!

Sonte policia po tregohet shumë e dhunshme. Ajo po bën arrestime të shumta, kudo nëpër rrugë e rrugica. Një pamje e frikshme se si arrestohet edhe 13 vjeçar u dha live nga mediat televizive.

Ende pa nisur protesta, një i ri është shoqëruar nga policia. Ai bërtiste pasi ishte arrestuar nga dy punonjës policie pa uniformë.  I riu që identifikohet si Mexhit Kastrati thoshte se nuk ka bërë asgjë dhe kërkon ndihmë.

“S’kam bërë asnjë gjë. S’kam bërë asnjë gjë. Ju lutem më ndihmoni”, thotë i riu teksa merret nga policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

-Lajmëroni familjen!- thërriste i riu që thoshte se isha në trotuar pa bërë asgjë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sonte po arrestohen të rinjë që duket haptazi të pafajshëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?