FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

A ka lekë Buxheti i Shtetit apo ministri Ahmetaj po shtrydhet duke mbledhur qindarkat?

Të gjithë shtetet e botës po marrin masa drastike duke dhënë shuma të mëdha në qindra e miliarda euro për punonjësit, për firmat e kompanitë, për të papunët, etj vetëm që jeta të mos stopojë dhe ekonomika të mos kalojë në recension.

Edhe për mediat po japin Spanja, Greqi, Franca, etj

Të gjithë në luftë ndaj koronavirusit, por edhe pas asaj që do të ndodhë pas mbyllje se pandemisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dihet se kriza ekonomike do jetë e tmerrshme dhe totale. Ndaj edhe Shqipëria duhet të shtrëngojë rripat, natyrisht. Por Opozita kërkon të pezullohen koncensionet që janë diku te 125 milionë euro. Edi Rama nga ana tjetër thotë “Jo”, pra nuk i ndërpres! Ndërkohë bizneset presin në radhë, pensionistët shikojnë nga dritaret se mos do ua sjellin lekët e pensionit në shtëpi siç u ka premtuar kryeministri, të papunët rrijnë me sytë nga qielli; të punësuarit privatë fantazojnë se Rama do ju jap pagat; mediat e dijnë se kryeminisri edhe sikur të ketë plot thasët me euro nuk do t’ju jap; gjithçka është pothuaj e asfiksuar në Shqipëri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana tjetër Edi Rama kur i vjen orari i daljes në Surrel, si hoxha i zones në minare, del e premton ndihma dhe përbetohet se gjithë ushtria e Xhaçkës, krejt policia e Lleshit dhe krejt ministria e Arben Ahmetajt po punojnë si të zbusin këtë krizë dhe hall shqiptar. Por ministri elokuent Arben Ahmetaj e di se nuk ka asgjë në buxhet siç thuhet. Ndaj ai po mbledh qindarkat nëpër bashki, ministri, institucione etj; ato që kanë lenë nga tenderimet e shumta këta zyrtarë të Rilindjes, por nuk i dalin për çka premton kryeministri në Surrel.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?