FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Arben Ahmetaj ka ikur në Kanada apo Dubai?

Sot ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj nuk u paraqit në parlament te salla ku zhvillohet mbledhja e Këshillit të Mandatëve dhe Imunitetit.

Gjatë mbledhjes së Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit ku po diskutohet për kërkesën e SPAK për të arrestuar Arben Ahmetajn, deputeti i PD, Gazment Bardhi ka pyetur prokurorët e SPAK se ku ndodhet Ahmetaj.

“A keni informacion se ku ndodhet Ahmetaj në këtë moment, është në Shqipëri: Mos ka ikur në Kanada? Keni informacion për ketë?“- ka pyetur Bardhi prokurorët e SPAK.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prokurorët e SPAK nuk i janë përgjigjur pyetjes së Gazment Bardhit mbi vendodhjen aktuale të Arben Ahmetajt, i cili nuk është paraqitur në seancë. Ai ka dërguar dy avokatët e tij, të cilët më herët kishin kërkuar që mbledhja të shtyhej, për shkak se dosja ishte rreth 400 faqe.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ka informacione akoma të paverifikuara se Arben Ahmetaj ka udhëtuar nga Rinasi drejt BE dhe më pas drejt Dubait.

Saktësojmë se në Dubai janë shumë persona që kërkohen nga drejtësia shqiptare por nuk ka marrëveshje mes Emiratëve të Bashkauar Arabe dhe Shqipërisë për ekstradim.

Mësohet nga brenda mbledhjes së deputeti Gazment Bardhi ka pyetur disa herë prokurorët e SPAK.

Pyetjet e Bardhit: Vila në Palasë a ka lidhje me aferën e Unazës së Madhe? Pse është ndarë çështja? A është bërë veçimi i çështjeve që këta individë të mos hetohen si një grup i strukturuar kriminal? A po hetohet Erion Veliaj për inceneratorin e Tiranës? A ka fuqi Arben Ahmetaj t’i bëjë këto veprime pa pushtetin e Edi Ramës. A po hetohet Edi Rama?

Përgjigjja e Dumanit:

Sekret hetimor dhe nuk japim të dhëna.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?