FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Arta Dade: E befasuar që negociatat zhvillohen në tokë të huaj, si mes Serbisë dhe Kosovës

Negociatat për reformën zgjedhore, për herë të parë janë zhvilluar praktikisht në tokë të huaj, në rezidencë e Ambasadës së SHBA, në Tiranë kanë sjellë reagime. Në fillim ishte Fatos Lubonja që tha te Sokol Balla se kjo është turpërim për krejt politikën dhe shtetin shqiptar. Më pas një fakt i tillë është cilësuar si jo normal edhe nga ish-ministrja e Jashtme e PS-së, Arta Dade.

“Jam e befasuar që takimi për Reformën është bërë në një tokë të huaj, në rezidencën e Ambasadores Amerikane, sepse të tilla negociata janë zhvilluar vetëm mes Serbisë e Kosovës në Vjenë, kam parasysh Ahtisarin, qoftë dhe në Bruksel. Nuk e di pse forcat politike duhet të shkonin në rezidencë”, – deklaroi Arta Dade në një intervistë për emisionin “Tempora” në “Ora News”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?