FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha: Kryebashkiakët do rrinë në zyrë derisa të ketë zgjedhje të rregullta

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vijuar sot turin e takimeve informale me strukturat e partisë për të dikskutuar mbi zhvillimet e pritshme politike. I shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, dhe kryebashkiaku Agron Kapllanaj, kreu i opozitës ishte në Mallakastër, ku u shpreh se 30 Qershori ishte pikë kthese absolute për zhvillimet politike, pasi vulosën fatin e kësaj qeverie. “30 Qershori është një masakër elektorale e provuar në sytë e secilit. Përgjegjës kryesor për këtë krim është Edi Rama.”-u shpreh Basha, i cili vuri në dukje se më 30 Qershor, Edi Rama provoi se nuk bën dot zgjedhje edhe kur kandidon me veten.

“Bashkia Mallakaster ka një kryetar legjitim. Ai është Agron Kapllanaj. derisa të ketë një proces të rregullt zgjedhor, ku përsëri do të konfirmohet si Kryetar Agron Kapllanaj”- u shpreh lideri i opozitës në takimin informal me drejtuesit e degës së PD në Mallakastër.

Deklaratat e Lulzim Bashën për legjitimitetin e të zgjedhurve vendorë nuk njeh procesin e 30 qershorit, si dhe paralajmëron qëndrimeve të forta publike ndaj farsës së qeverisë për emërimin e kreyebashkiakëve të rinj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Partia Socialiste ka kërcënuar kryebashkiakët e opozitës së me përfundimin e procesit të 30 qershorit, fituesit e votimeve do të marrin detyrën dhe drejtuesit aktualë do të lënë zyrat. Por qëndrimi i Lulzim Bashës sot lë të kuptohet se opozita nuk do të njohë asnjë rezultat të dalë nga votimet njëpartiake.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?