Benet Beci mos do të pësojë fatin e Damian Gjiknurit?!

Nga Daniel Muçaku-
Benet Beci, kryebashkiaku i Shkodrës, ka takuar dje kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Në fakt duket si çudi në këto të vështira mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit, të cilët nuk takohen, bile janë në një armiqsi të heshtur; pra që Benet Beci të shkojë te shefi i qeverisë kosovare.
Ndofta Edi Rama nuk e ka parë këto foto të Benet Becit, sepse mund ta pësojë papritur si Damian Gjiknuri, i cili priste lëvdata si sekretar i përgjithshëm i PS, që bëri gjithëatë fushatë, aq me tepër që i dha mazhorancës 7 bashki në qarkun e Elbasanit.
E meqënëse u kthyem pa dashje te ajo që ndodhi dje në Asamblenë e PS, ku u shkarkua krejt kupola e PS, e cila kishte fituar zgjedhjet në mënyrë të pa imagjinueshme; duhet ti kujtojmë Benet Becit se KUJDES!
Ke takuar “armikun” e kryeministrit Rama!
KUJDES, Benet!
Por Benet Beci si të mos mjaftohej se shkoi te Kurti ka postuar edhe një shënim për takimin ku shkruan: “Pata kënaqësi të veçantë të takoja sot në zyrën e tij Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti.
Rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet qytetit të Shkodrës dhe Gjakovës dhe rifuqizimi i lidhjeve historike e kulturore ndërmjet dy qyteteve tona ishte në fokus të këtij takimi.
Biseduam edhe për një projekt infrastrukturor rrugor që do të lidhë Shkodrën me Gjakovën, si një mundësi shumë e rëndësishme për zhvillimin e turizmit në këtë zonë”– përfundon Beci.
Benet!
Po vijnë kohë të vështira, kujdes mos puno shumë dhe mos tako kundërshtarët e kryeministrit!
Ndryshe shiko Damian Gjiknurin, që dje nuk dinte të gjente derën nga goditja e papritur e kryeministrit.
Nuk dihet se kush e ka radhën pas Damianit, ndaj fshi fotot që keni postuar me Albin Kurtin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?