FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha: Nuk do të ketë Kuvend me 18 dhjetor siç kërkon peng-kryetari. Kuvendi vetëm me 11 dhjetor

Ish-kryeministri Berisha ka dalë në një konferencë shtypi të jashtëzakonshme ku nuk pranon datën 18 dhjetor që deklaroi kryetari aktual i PD-së, Basha.

“5 ditë pas dorëzimit të firmave pengkryetari i PD-së, mbledh Kryesinë falso, apo fake të kësaj partie e cila në masën 60% të saj është zgjedhur në dhunim flagrant të statutit të partisë. Pra jo me votën e fshehtë të Këshillit tonë Kombëtar. Por emëruar nga pengkryetari, siç donte ai. Njofton datën që i jep pengu u tij Edi Rama për Kuvend të PD-së, 18 dhjetorin. Me këtë rast, unë dua të garantoj të gjithë firmëtarët e këtij misioni historik, firmat e të cilëve do të skaliten, do të gdhenden në muralin e pluralizmit politik, por dhe të PD-së se nuk do të ketë kurrë asnjë forcë dhe asgjë që mund të nëpërkëmb firmat e tyre. Kuvendi i PD-së do të mblidhet datën e shpallur prej tyre deh se ai Kuvend do të mblidhet jo sipas rendit të ditës së pengkryetarit, por sipas rendit të ditës që ata guximtarë kanë firmosur në formularin e tyre. Të harrojë kush se mund të luaj me revolucionin paqësor që po zhvillohet në Shqipëri.”, tha Berisha.

Berisha theksoi se data 11 dhjetor do të jetë Kuvendi kombëtar i PD-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me tej ish-kryeministri sulmoi egër Bashën si njeri në marrëveshje me kryeministrin Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?