FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj hedhin poshtë thashethemet për ndarje. Postojnë familjarisht urimin: Gëzuar!

I lanë të gjithë të thonin fjalën e tyre, për t’u shfaqur më pas së bashku në një koncert në Prizren, me një puthje pasionante para të gjithëve, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj hodhën poshtë të gjithë thashethemet që kanë qarkulluar prej ditësh që dyshja ishin ndarë me njëri-tjetrin.

Aktori nuk e ka lënë me kaq këtë moment, duke bërë një tjetër reagim krahas videos ku shihet duke u puthur me Xhensilën në Instastory-n e tij, me një gjuhë të ashpër, Besi në një farë mënyre iu ka kërkuar të gjithëve të rrinë të qetë, pasi asgjë e jashtëzakonshme nuk po ndodh me jetën e tij private.

Dyshja sot  kanë postuar portretin e lumtur familjarë. Çifti i cili kanë një vajzë, Ajka, kanë pozuar pranë pemës së vitit të ri.Imazhe të realizuara ditë më parë, Besi e shpërndau së fundmi duke uruar ndjekësit vitin e ri.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Gëzuar nga shpija Kallakut!!! Zoti j’u rujt. Bekime, gjumin e omel e zemrën plot!”, ka shkruar Kallaku në mbishkrim./infokosova.net/

Swiss Digital Mobile Reklama

Lajm nga klankosova: Çdo katër muaj një lajm tjetër ndërron jetë Ija e Bes Kallakut, çdo 1 muaj Xhensila shtatzënë. Tani edhe këto të fundit. Më keni ça… !

Tash e sa ditë është përfolur pafund për një ndarje të mundshme në mes të çiftit, këngëtares Xhensila Myrtezaj dhe artistit Bes Kallaku.

Por, diçka të tillë e ka mohuar vet Kallaku, ndërsa ka publikuar disa imazhe të shkrepura në Prizren, ku po e shoqëronte gruan e tij, Xhensilën në një koncert që po mbante atje, njofton Klankosova.tv.

Madje, pos që shkoi atje, Besi është përkujdesur që në Instagramin e tij të publikojë edhe një video ku shihet duke u puthur me yllin e hitit “Ale ale”, dhe jo vetëm.

Karshi videos, ai ka shkruar  – “Çdo gjashtë muaj një lajm ndërron jetë në skenë aktori i njohur. Çdo katër muaj një lajm tjetër ndërron jetë Ija e Bes Kallakut, çdo 1 muaj Xhensila shtatzënë. Tani edhe këto të fundit. Më keni ça… Shqiptarët të rrinë të qetë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?