FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Biznesmenët me “kate pa leje”? Jo legalizim me pagesë, as sekuestrim, por dënim të mos futen në tenderime me fonde publike!

Kryeministri Rama vendosi masa të ashpra për pallatet pa leje apo shtesat pa leje dhe ka nisur ministrat për kontroll te biznesmenët e fuqishëm.

Deri këtu mirë si aksion, sepse edhe mbush buxhetin e shtetit me këtë rast nga këto penalitete financiare. Edhe penaliteti me burg është i ligjshëm dhe i gjithëkërkuar nga qytetarët.

Por nëse, fjala vjen sot ministri i brendshëm shkoi te një nga biznesmenët më të fuqishëm në fushën e shtrimit të rrugëve në Shqipëri dhe e kërcënoi me forcën e ligjit, prapë Pëllumb Salillarit i duket si një ferrë në kembë ky vendim i kryeministrit Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Derisa ka qindra milionë euro që ai ka marrë dhe vazhdon të marrë nga të gjitha qeveritë në vend, pra ka përfituar nga buxheti i shtetit shqiptar, Pëllumb Salillari dhe të tjerë biznesmenë nuk e kanë aspak problem të paguajnë këto shuma që vendos ligji dhe qeveria. Bile me këtë rast edhe i legalizojnë ato pa leje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nëse qeveria vendos me ligj që kushdo person apo biznesmen që kapet në ndërtime pa leje, jo vetëm sekuestrimi, por ai dënohet për 50 vite të mos futet në tenderime me fondet publike.

Ky është dënim!

Ndërsa për këto pagesa që sot e kërcënoi ministri i brendshëm, atij dhe biznesmenëve oligarkë, nuk ua ndjen fare, pasi kanë marrë kaq shumë nga lekët e taksapaguesve shqiptarë, sa iu duket një pickim mushkonje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?