FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Bombë nga Europa për Ramën! Shqipëria futet në një listë me Bjellorusinë”

Partitë Popullore Europiane kanë dalë sot me një qëndrim për situatën politike në Shqipëri. PPP i kërkon qeverisë “Rama” të përfundojë reformën sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe sipas marrëveshjes politike të 5 qershorit.

Por ajo që bie në sy në qëndrimin e PPE, forumi i partive të djathta të BE, është fakti se çështja e Shqipërisë është diskutuar në të njëjtën rend dite me Bjellorusinë. Shqetësimi në të dy rastet lidhet me standardet demokratike dhe  mungesën e shtetit ligjor.

Ish-deputetja Nora Malaj shprehet se me qeverinë “Rama” Shqipëria është bërë gazi i botës. “Bomb nga Europa. Fol  Europa po kujt t’i flasi thuaj?!  Kjo të kujton atë shprehjen popullore: “Fol o mur , fol o gur, fol atij që nuk dëgjon kurrë!“. Çfarë trishtimi! Jemi bërë gaz i botës me këta sharlatanë që na drejtojnë!”,- shkruan Nora Malaj në një postim në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deklarata e plotë e Partive Popullore Europiane:

Swiss Digital Mobile Reklama

“PPE mbështet plotësisht udhërrëfyesin e Shqipërisë drejt integrimit në BE, duke përfshirë zgjedhjet e lira dhe të ndershme si një parakusht themelor. 

Reforma zgjedhore e 5 qershorit u miratua në mënyrë konsensuale dhe u mbështet ndërkombëtarisht dhe duhet të zbatohet siç ishte rënë dakord. Ndryshimet e njëanshme në këtë fazë, janë kundër rekomandimeve të OSBE/ODIHR si dhe kundër vendimit të Këshillit të BE për hapjen e negociatave të pranimit.

PPE nxit heqjen dorë nga çdo ndryshim i njëanshëm dhe respektimin e marrëveshjes konsensuale sipas zotimeve”. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?