FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bravo “Skenderbeu” ynë, ia tregove “dhëmbët” Europës!

Kryeministri Rama ka folur për agjensinë franceze të lajmeve, AFP. I pyetur ndër të tjera edhe për moshapjen e negociatave me BE, Edi Rama ka folur prerë, tamam si Udhëheqës. Ai ka thënë: “Vendi (Shqipëria) nuk mund të vazhdojë të jetojë me këtë ankth të pritjes për diçka që nuk është në duart tona. Ne nuk do të qëndrojmë te dera e Europës dhe të qajmë”.

Pra Edi Rama ose “Skenderbeu ynë”, siç e ka cilësuar Elisa Spiropali, u ka treguar “dhëmbët” të huajve. Ndonëse parlamenti gjerman ka vendosur 9 kushte qeverisë shqiptare për ti plotësuar para se të ridiskutohen negociatat, përsëri kryeministri deklaron se “ne jemi gati, por nuk është Europa!”.

Dhe kërcënon BE se “Ne nuk do të qëndrojmë te dera e Europës dhe të qajmë”!

Swiss Digital Desktop Reklama

Dhe në fund të shkurtit kryeministri Rama niset drejt Moskës për të takuar Presidentin rus, Putin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?