FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Cinizmi i Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell për vrasjen në Kosovë nga terroristët serbë

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla është shprehur pas reagimit të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell në lidhje me sulmin e armatosur ndaj policisë në veri të vendit, ku një efektiv u vra dhe një tjetër u plagos.

Gërvalla u shpreh se kryediplomati i BE nuk tha asnjë fjalë në mbështetje të Policisë së Kosovës e as kundër terroristëve.

“Zoti Borrell, vërtet? Terroristët vrasin policët dhe ju thërrisni “të gjithë aktorët”? Asnjë fjalë mbështetje për policinë? As kundër terroristëve? A i referuat edhe sulmeve terroriste në Spanjë si “armiqësore”?, ka shkruar Gërvalla në platformën “X”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo e ka quajtur këtë reagim të turpshëm duke shtruar pyetjen se “si mund ta tolerojnë më këtë cinizëm anëtarët e BE-së?”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?