FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

COVID-19, Daily Mail: Mbretëria e Bashkuar mund të qëndrojë 18 muaj në karantinë

Paralajmërime alarmante vijnë nga ekspertët britanikë se 260 mijë njerëz mund të vdisnin nga pandemia e koronavirusit. Ky fakt e shtyu qeverinë të ndryshojë në mënyrë drastike planin e betejës duke parë dhe numrin e lartë të vdekjeve e gjendjen e rëndë që është krijuar në ë Itali.

Britania mund të qëndrojë për 18 muaj në karantinë, ose më shumë, ndërsa shkencëtarët përpiqen të gjejnë një vaksinë për të ndaluar sëmundjen, paralajmërojnë shkencëtarët.

Kryeministri Boris Johnson dje njoftoi se njerëzit duhet të izolohen, të punojnë nga shtëpia, të shmangin udhëtimet dhe familjet duhet të qëndrojnë në izolim nëse një person sëmuret.
Një raport i përpiluar nga ekspertët e Universitetit “Imperial College” në Londër shkruan se 260 mijë njerëz mund të kishin vdekur nëse Qeveria nuk do të kishte marrë masa drastike kundër përhapjes së koronavirusit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por, pavarësisht masave drastike, të dhënat e raportit tregojnë se spitalet do të mbingarkohen  dhe goditja dramatike nga koronavirusi është e pashmangshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Autoritetet britanike kanë konfirmuar 1.543 raste të koronavirusit dhe 55 vdekje deri dje. Por numri i vërtetë i personave të infektuar besohet të jetë më i lartë se 25 mijë.

Përshtati: Lindita Kokoli, Koha Jonë

https://www.dailymail.co.uk/news/article-8120501/Draconian-shutdown-measures-18-MONTHS-coronavirus-report-warns.html

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?