FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

DEA zbret në Tiranë: Kush ka informacione për trafik droge apo pastrim parash, njoftoni!

DEA zbarkon në Shqipëri. Me sa duket kanë informacione pastrimi parash nga trafiku i drogës, ndaj edhe njoftimi i ambasadës është tregues i rëndësisë së këtij operacioni.

Në fakt qindra milionë euro po pastrohen në ndërtime apo në fusha të tjera në Shqipëri, para që nuk kalojnë nëpër banka por cash. Por me DEA nuk ka shaka, ata të paketojnë në thes dhe të dërgojnë para drejtësisë amerikane.

MESAZHI I AMBASADES AMERIKANE NE TIRANE:

Swiss Digital Desktop Reklama

Agjencia e SHBA Kundër Narkotikëve njofton një linjë të re sinjalizimi për Shqipërinë. DEA nxit këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave nga droga ta ndajë informacionin me personelin e DEA-s në WhatsApp në: +1 571 502-7846 ose me email në: albania_DEA_tipline@state.gov. Të gjitha të dhënat do të mbahen të fshehta. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me to, për një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?