FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dom Gjergj Meta: Sonte ora 19.00 Dioqeza e Lezhës dhe Rrëshenit marshim homazh për 7-vjeçaren Jonada Avdia

Nga Dom Gjergj Meta-
QË TË MOS NDODHË MË!
Të dashur miq,
Sonte në orën 19:00 Dioqeza e Lezhës dhe ajo e Rrëshenit, bashkë me shoqërinë civile Lezhë-Kurbin-Rrëshen, organizojnë një marshim homazh për vajzën e vogël Jonada Avdia që dje gjeti vdekjen në bregdet për shkak të papërgjegjshmërisë.
Ju ftojmë të gjithëve, sidomos pushuesit që ndodhen në Shëngjin që në orën e caktuar të gjendemi te oborri i Kishës së Shëngjinit e prej aty të nisemi në heshtje drejt bregdetit me lule e qirinj në duar.
Kjo është një lutje, një dëshirë dhe një protestë që gjëra të tilla, frut i papërgjegjshmërisë, të mos ndodhin më kurrë e që të gjithëve t’u ofrohet siguri.
JU PRESIM!
Merrni një lule të freskët ose një qiri me vete!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?