Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 15:34 Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj: Unë jam kandidati i opozitës për kryebashkiak! Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj ka konfirmuar kandidimin e tij për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet vendore të 9 majit. I ftuar në emisionin…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Dosja Shullazi
  • Dosja Partizani
  • Bypass i Tiranës
  • Jesús de Miguel
  • BQE dhe normat
  • TikTok
  • Berisha
  • Opozita dhe Rama
Lajmet e fundit
Në trend
  • Dosja Shullazi
  • Dosja Partizani
  • Bypass i Tiranës
  • Jesús de Miguel
  • BQE dhe normat
  • TikTok
  • Berisha
  • Opozita dhe Rama
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
DW: Kurti dhe Vuçiç nuk duan t’i japin as dorën njëri-tjetrit

DW: Kurti dhe Vuçiç nuk duan t’i japin as dorën njëri-tjetrit

Të Përzgjedhura
E premte, 23 Qershor 2023 12:23
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

BE po përpiqet intensivisht muajt e fundit për të çuar përpara dialogun Kosovë-Serbi. Por një hap përpara pasohet nga disa hapa të rrezikshëm prapa. Shpresa të pakta për shtendosje edhe pas takimit në Bruksel të enjten.

Konflikti vazhdon të ziejë, frontet mbeten të ndara, kjo u duk në takimin e së enjtes (22.0.6) ku nuk pati as edhe një takim tresh mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit Vuçiq dhe kryediplomatit të BE, Josep Borrell në Bruksel. Takimet u zhvilluan të ndara të enjten në mbrëmje, pasi nuk pati ujdi për një takim të përbashkët. Pas takimeve veçmas kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell tha, se është arritur pajtimi për nevojën e mbajtjes së zgjedhjeve të reja në veri të Kosovës. Megjithatë sipas Josep Borrell, pas më shumë se katër orë diskutimesh, të dy udhëheqësit e kanë të qartë seriozitetin e situatës në veri të Kosovës, por “kanë qasje dhe interpretime të ndryshme”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Së bashku me të dërguarin e BE-së në dialog Miroslav Lajҫak, Borrell u paraqiti palëve pritjet e Bashkimit Evropian për të shtensionuar situatën në veri të Kosovës. “Për Kosovën që menjëherë të pezullojë operacionet policore në ndërtesat e komunave në veri dhe që katër kryetarët e komunave përkohësisht t’i kryejnë detyrat jashtë zyrave komunale. Serbia të sigurojë që protestuesit të largohen nga ndërtesat e komunave njëkohësisht me largimin e policisë së Kosovës”, tha  Borrell, duke kërkuar pjesëmarrje pa kusht të serbëve në zgjedhjet në katër komunat veriore të banuara me shumicë serbe. “Kjo është rrënja e problemit dhe rrënja e zgjidhjes. Zgjedhje të reja sa më parë me pjesëmarrje të plotë”, tha Borrell.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nga ana e tij, tha se ai ka shprehur gatishmërinë që Kosova të shpallë zgjedhje të parakohshme lokale në katër komunat veriore, por “në përputhje me kornizën ligjore të vendit”. “E kuptojmë se ka nevojë për zgjedhje të parakohshme në katër komunat në veri, me një proces i cili paraprihet nga sundimi i ligjit, nga një fushatë e hapur dhe fer dhe nga zgjedhjet e lira dhe demokratike. Nuk mund të them se situata është e sigurt për shkak të takimeve bilaterale dhe kemi një paqe të qëndrueshme, por nga optimizmi i ndërmjetësit mund të them se ka shenja se ditët përpara do të jenë më të mira nga ato që kemi lënë pas ”, tha kryeministri Kurti.

Mund t'ju interesojë

Dëshironi të fluturoni në Hënë? NASA kërkon astronautë të rinj për të zgjeruar programin Artemis

Dëshironi të fluturoni në Hënë? NASA kërkon astronautë të rinj për të zgjeruar programi...

7 Nëntor 2026, 20:31
De Laurentiis viziton Napolin në grumbullim: Mbështetje për Allegri, por me kushte

De Laurentiis viziton Napolin në grumbullim: Mbështetje për Allegri, por me kushte

7 Nëntor 2026, 09:02
Libri i Ben Blushit, shitje rekord

Libri i Ben Blushit, shitje rekord

5 Nëntor 2026, 16:40

Kurti tha, se ishte i gatshëm të takohej me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, por ky i fundit  kishte refuzuar që ta takojë Kurtin. “Kam ardhur të takohem me palën serbe për të diskutuar për hapat përpara, por meqë ky është një proces që përfshin dy palë, kjo nuk ishte e mundur”, tha Kurti.

Presidenti i Serbisë, Vuҫiq ndërkaq, tha se nuk mund të konfirmojë që “ka ndonjë udhërrëfyes”, për daljen nga kriza në veri të Kosovës. “Ne do të vazhdojmë të bisedojmë në baza ditore, sepse paqja dhe stabiliteti janë thelbësore, por unë paralajmërova se serbët janë në një pozitë shumë të vështirë dhe se nuk duan ta durojnë terrorin e Kurtit në atë mënyrë që janë detyruar ta detyrojnë deri në këtë momente”, tha Vuçiq. Sipas tij, ҫdo gjë ka shkuar shumë larg dhe ai nuk e di akoma sesi do të zhvillohen ngjarjet në terren, duke përmendur që akoma ka kamionë me mallra të bllokuar në kufirin Kosovë-Serbi.

Takimet e ndara në Bruksel të Kurtit dhe Vuҫiq me ndërmjetësit evropianë erdhën pas arrestimit të tre pjesëtarëve të policisë së Kosovës nga forcat serbe me 14 qershor dhe tensionimit të ri të situatës. Kosova akuzon Serbinë për  “rrëmbim të policëve” brenda territorit të saj, ndërsa Beogradi thotë se ata u kapën brenda territorit serb. Lidhur me këtë çështje kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, tha se i ka kërkuar presidentit serb lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të tre policëve të Kosovës. Tre policët e Kosovës po mbahen akoma të arrestuar  në Kralevë të Serbisë. Borrell të hënën e javës së ardhshme do t’u raportojë ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të të BE-së për situatën dhe rrjedhën e bisedimeve./DW/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj: Unë jam kandidati i opozitës për kryebashkiak!
Para 1 minute

Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj: Unë jam kandidati i opozitës për kryebashkiak!

Nikola Kedhi: Shumica patriotike është kundër autokracisë, të bashkohemi dhe të rrëzojmë Ramën
Para 2 minutash

Nikola Kedhi: Shumica patriotike është kundër autokracisë, të bashkohemi dhe të rrëzojmë Ramën

Koncesionet, ATRAKO merr rolin e hartuesit të studimeve të fizibilitetit: tarifat e konsulencës deri në 1.5% të investimit
Para 4 minutash

Koncesionet, ATRAKO merr rolin e hartuesit të studimeve të fizibilitetit: tarifat e konsulencës deri n...

Balla paralajmëron: Do ta çojmë reformën zgjedhore në Kuvend edhe pa Partinë Demokratike
Para 7 minutash

Balla paralajmëron: Do ta çojmë reformën zgjedhore në Kuvend edhe pa Partinë Demokratike

Më të lexuarat

1 Horoskopi për ditën e sotme, 9 nëntor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi për ditën e sotme, 9 nëntor 2026

2 Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!
Para 19 orësh

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

3 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
8 Nëntor 2026, 10:26

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

4 Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel
8 Nëntor 2026, 13:10

Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.