FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

E tmerrshme, lidh gruan brenda në makinë dhe e djeg të gjallë

Zbardhen të tjera detaje të rënda nga krimi horror që tronditi këtë mesditë Kavajën dhe mbarë vendin. 48-vjeçari Bilbil Shirja ka qenë përdorues alkooli dhe ishte ndarë nga bashkëshortja e tij 45 vjeçe, Fëllënxa Shirja, prej dy muajsh. Siç mësohet gruaja jetonte te prindërit e saj pas ndarjes, por ditën e sotme 48-vjeçari ka shkuar dhe e ka marrë gruan kundër dëshirës së saj.

Mësohet se Bilbil Shirja e ka lidhur gruan në makinë dhe pasi kanë ecur reth 10 kilometra, në pyllin e fshatit, i ka vënë flakën, duke e djegur të gjallë, dhe më pas është varur në një pemë.

Shkak i krimit tronditës mësohet se ka qenë xhelozia, pasi burri mendonte se 45-vjeçarja e tradhtonte. Ata ishin prindër të dy fëmijëve, 21 dhe 18 vjeç.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?