Edhe një kryebashkiak tjetër i PS-së hetohet për vrasje

Partia Demokratike është duke verifikuar një tjetër kryebashkiak të PS-së për të shkuarën e tij kriminale. Por në këtë rast sipas PD-së dyshohet se kryebashkiaku është dënuar për vrasje në një vendet e Bshkimit Europian. Deklaratat i bëri Gazment Bardhi, sekretari i përgjithshëm i PD-së, gjatë një interviste në Abc News. Bardhi nuk dha emër, por saktësoi se bëhet fjalë për një bashki të rëndësishme në vend.

“Në një rast një person është i dyshuar se në një nga vendet e BE është i dënuar për vrasje, sikundër ka edhe disa raste kur dyshohen për trafik droge. Nëse është i dënuar, sigurisht që e ka vërtetuar gjykata, ajo që pres unë është që të marr dokumentacionin e gjykatës, nëse rezulton që është i dënuar sigurisht që e ka kryer atë krim. Është bashki e rëndësishme, nuk mund të jap më shumë informacione, sigurisht që është njeri publik, pavarësisht se është emëruar nga Edi Rama”, tha Bardhi.

Deri më tani opozita ka denoncuar 6 kryebashkiakë socialistë për të shkuarën e tyre kriminale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?