FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjithçka gati për ndeshjen e madhe ndërkombëtare në Tiranë

Stadiumi “Air Albania” gati për ndeshjen e madhe mes Romës dhe Fejnordit. Policia në masa të rrepta duke kontrolluar çdo tifoz që hynë stadium. Në dy momente pati konfrontime mes policisë dhe ultrasave hollandezë, të cilët nuk pranuan kontrollin.

Ndërsa grupimet e tifozave italianë dhe hollandezë po mbahen jashtë stadiumit nën masa ekstreme sigurie, sepse në çdo çast mund të plas rremuja dhe grushti.

Sipas njoftimit nga aeroporti ndërkombëtar dje dhe sot kanë ardhur 306 avionë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare, të të dyja skuadrave. Si trajneri i italianëve, Jose Mourinho, ashtu edhe ai i holandezëve, Slot kanë shuar dyshimet dhe kanë zgjedhur nga minuta e parë më të mirët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Marash Kumbulla është preferuar në stol.

Ky kompeticion zhvillohet për herë të parë, risi kjo e UEFA-së. Sfida e sotme do të gjykohet nga István Kovács, arbitër rumun.

Formacionet zyrtare:

Roma: Rui Patricio, Karsdrop, Mancini, Ibanez, Smalling, Zaleëski, Zaniolo, Pellegrini, Cristante, Mkhitaryan, Abraham

Feyenoord: Bijlow, Malacia, Senesi, Trauner, Geertruida, Til, Aursnes, Kokcu, Sinisterra, Dessers, Nelson

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?