Gjyqtarja-modele drejt shkarkimit nga KLGJ
Skandali me gjyqtaren e Elbasanit, E. Kapedani e cila u shfaq në video jashtë çdo norme etike apo profesionale në mjediset e gjykatës, ka ngritur një stuhi mediatike dhe në rrjetet sociale.
Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani ka dorëzuar në KLGJ kërkesën për pezullim dhe shkarkim nga detyra të magjistrates së Elbasanit Enkeleda Kapedani. Nga ajo që është transmetuar, sipas ILD, veprimet e Kapedanit diskreditojnë rëndë figurën e gjyqtarit.
Ndërkohë ajo mohoi publikimin e videove dhe ekzistencën e profilit të saj në “tik tok”. Por faktet flasin se ajo ishte në mjediset e gjykatës duke pozuar dhe me një sjellje që as modelet nuk e bëjnë.
Pritet vendimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) për të parë se do jenë organet e reja të drejtësisë.