Greqi, fiton zgjedhjet parlamentare aleati i Partisë Demokratike

Në Greqi po ikën kryeministri i majtë Tsipras dhe po fitojnë konservatorët.

Kryeministri në detyrë i Greqisë, Alexis Cipras ka reaguar pas mbylljes së procesit zgjedhor dhe pas daljes së sondazheve të para ku partia e tij renditej e dyta, duke bërë me dije se kishte telefonuar fituesin e këtyre zgjedhjeve kryetarin e “Demokracisë së Re” Qirjako Micotaqis dhe e kishte uruar për fitoren.

Kryeministri në ikje i Greqisë bëri me dije se ditën e nesërme do të kryejë të gjitha veprimet për të dorëzuar detyrën tek kryeministri i ri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pak më parë telefonova kolegun Micotaqis të cilit i urova fitoren në zgjedhje. Nesër do kryej të gjitha veprimet për të dorëzuar detyrën tek kryeministri i ri Micotaqis që të fillojë menjëherë punën. I kërkoj Demokracisë së Re të mos e marrë pushtetin me revansh por të jetë në interesat më të mira të grekëve”, u shpreh Cipras.

Swiss Digital Mobile Reklama

Demokracia e Re mbetet aleate e Partisë Demokratike Shqiptare.

Në një reagim për mediat kryeministri i ri i Greqisë, Mitsotakis falenderoi të gjithë mbështetësit dhe të gjithë ata që i besuan atij dhe forcës politike që ai drejton.

Gjatë fjalës së tij ai premtoi se do të jetë kryeministri i të gjithë grekëve pa bërë dallime.

Nesër do të jetë një ditë e re për të gjithë Greqinë. Të bashkuar le të shkruajmë historinë tonë. Dua të falenderoj të gjitha ata që besuan tek ne dhe premtoj se unë do të jem kryeministrit i të gjithë grekëve”,- tha ndër të tjera Mitsorakis.

Kujtojmë që kryeministri i ri vjen nga një dinasti e vjetër politike në Greqi. Ai është djali i ish-kryeministrit Konstantinos Mitsotakis. Motra e tij, Dora Bakoyannis ka qenë kryebashkiake e Athinës dhe më vonë u bë ministre e Jashtme. Megjithatë, kryeministri i ri ka premtuar se do të luftojë nepotizmin. Ai është shkolluar në Stanford dhe Harvard në SHBA.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?