FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kisha Katolike kritikon rezolutën e Parlamentit të BE për abortin

Kisha Katolike kritikoi rezolutën e miratuar nga Parlamenti i BE-së për ta konsideruar abortin si të drejtë themelore dhe për ta përfshirë abortin në Kartën e të Drejtave Themelore.

Sekretari i Përgjithshëm i Komisionit të Peshkopëve të Bashkimit Evropian, COMECE, Manuel Barrios Prieto, tha në Bruksel, se Parlamenti i BE-së po shkel një territor që është jashtë kompetencave të tij dhe po ndërhyn në çështjet e brendshme të shteteve demokratike.

COMECE, që përfaqëson konferencat e peshkopëve katolikë pranë institucioneve të BE-së paralajmëroi kundër promovimit të “agjendave politike radikale”, duke thënë se ato rrezikojnë të drejta themelore si liria e mendimit dhe fesë dhe dëmtojnë kohezionin social.

Swiss Digital Desktop Reklama

BG USA Nach dem Urteil des Oberste Gerichtshofs zum Abtreibungsrecht | Proteste in Washington

Swiss Digital Mobile Reklama

Kërkesa e Parlamentit Evropian për ta përfshirë abortin në Kartën e të Drejtave Themelore të Bashkimit Evropian mund ta rrezikojë seriozisht reformën e traktateve të BE-së dhe të intensifikojë mosmarrëveshjet midis qytetarëve dhe shteteve anëtare, tha Barrios Pietro.

Sipas fesë katolike jeta e individit duhet të mbrohet që nga ngjizja deri në vdekjen e tij natyrore.

BE: Prirje e qartë drejt legalizimit të abortit

Në Evropë duket një prirje e qartë drejt legalizimit të abortit dhe heqjes së pengesave ligjore dhe politike. Shumë vende evropiane, ndër to edhe vende me popullsi katolike si Irlanda dhe Spanja, i kanë rishikuar ligjet e tyre për abortin, duke hequr masat që e bëjnë abortin të vështirë ose të paligjshëm.

Irlanda, ku aborti ndalohej me ligj që prej vitit 1983, e ka rishikuar legjislacionin e saj, pasi në një referendum në vitin 2018, irlandezët votuan me shumicë dërrmuese kundër këtij ndalimi.

Nga ana tjetër në Maltë aborti është i ndaluar dhe edhe në Poloni apo Hungari aktualisht po vendosen rregulla shumë strikte dhe barriera për abortin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?