FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryeministri: Edhe pa negociata nuk jap dorëheqje, nuk ka zgjedhje të parakohshme

Edi Rama duket i vendosur se nuk jep dorëheqje edhe kur të jepet përgjigja për “jo” negociata me BE.

Kryeministri Edi Rama mohoi në emisionin “Open” në Top Channel edhe mundësinë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme në rast se nesër merret një vendim negativ sa i përket negociatave me Bashkimin Evropian.

“Ne jo vetëm që nuk do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme, por do të vazhdojmë punën tonë. Në datë 19 dielli do të lind përsëri”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Ramës, “Shqipëria nuk ka pse shkon në zgjedhje të parakohshme se Shqipëria nuk i ka lënë mangut asgjë këtij procesi”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nëse zgjedhjet e parakohshme do të zgjidhnin problemin midis Francës dhe Gjermanisë do ta mendoja seriozisht”, shtoi Rama me ironi.

Ndërkohë lideri opozitar Lulzim Basha ka deklaruar që nëse kryeministri nuk merr negociatat me BE do ta rrëzojmë me çdo kusht.

Mbetet të shikohet se si do reagojë Basha me datë 19 tetor, kur Rama tha se “dielli do dalë prapë!”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?