FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryeministri hedh miliona shpërblim të blejë votën e pensionistëve, por pensionet nuk ua rriti!

Kryeministri Rama doli sot dhe tha se do japin shpërblime për Vit të Ri. Ai thotë se pavarësisht pengesave, qeveria po përgatit aktin normativ që do të kalojë një fond prej 34 milionë dollarësh për pensionistët.

“Ne po përgatisim aktin normativ dhe pavarësisht gjithë këtyre pengesave të befasishme me të cilët na ka ndeshur tërmeti dhe pandemia ne do vendosim 34 milionë dollarë për pensionistët për Vitin e Ri” – tha Rama.

Por pensionet nuk i ka rritur. U ka dhënë shtesë vjetore në pensione diku te 5 mijë lekë të vjetra. Si mund të jetohet me këto pensione mizerabël, ku nuk iu dalin as për dritat dhe ilaçet? Në 8 vite pushtet, Edi Rama duhet ti dyfishonte pensionet, por nuk e bëri dhe tani don ti mashtrojë me shpërblime për Vit të Ri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me një gjel apo dy gjela deti nuk gënjehen pensionistët, por le t’ia marrin ato gjela deti për Vit të Ri dhe me 25 prill votën kundër.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?