FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryeministri: Presim valë të dytë të koronavirusit në shtator

Rama u shfaq sot në publik gjithë nur e humor. Pasi Reformën Zgjedhore e dreqosi sepse nuk finalizoi asgjë nga premtimet, kryeministri shkoi e foli në QUST si “mjek” për koronavirusin.

Kryeministri Rama ka inspektuar sot nga afër ambientet e ish-kirurgjisë në QSUT që tashmë janë shndërruar në një spital COVID-3.

“Kjo është konferenca e parë pa zoom në këtë hapësirë ku natyrisht do themi ca gjëra për këtë aspekt dhe cfarë do vazhdojmë të bëjmë. U desh kjo kohë që ta kuptojmë besoj dhe ju e keni kuptuar që nuk bëjmë dot pa njëri-tjetrin, e keni kuptuar që na ka marrë malli”- e nisi bisedën me gazetarët Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai tha ndër të tjera se njerëzit duhet të kuptojnë që virusi nuk ka ikur, ndërsa shtoi se një valë e dytë pritet në shtator.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Njerëzit të mos e harrojnë që virusi nuk ka ikur. Po të kishte ikur do ta deklaronin ata që janë shumë më të ditur e më të pasur se ne që vazhdojnë të jenë të mbyllur, që përjetojnë situata traumatike. Në Britani u vu detyrimi i karantinës. Ne tani kemi normalizuar lëvizjen dhe liritë, është e qartë që gjithë përgjegjësia tani nuk është vetëm e jona, por e përbashkët me çdo qytetar, me çdo individ dhe familje. Duhet të kuptohet që nuk do të kontrollohet populli në jetën e përditshme me policë dhe ushtarë. Vala e dytë thuhet se do vijë në vjeshtë me të gjitha viruset që shoqërojnë hyrjen e dimrit. Mund të vijë, mund të mos vijë, nuk e dimë çfarë na pret, por ne vazhdojmë të jemi gati. Në rast se do të na duhet të përballemi me flukse në spitalet që kemi ende në dispozicion”.

Me sa duket kryeministri Rama pret shtatorin që të rivendosë prapë mbylljen në shtëpi të popullit siç bëri në mars-prill. Apo po bluan që zgjedhjet parlamentare të radhës ti shtyjë nga fundi i vitit 2021 me pretekstin e “koronavirusit”?!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?