FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryeministri Rama: Doni kasapë? Atë e bëjnë juristët kur bëhen gjyqtarë!

Edhe sot Edi Rama nuk kurseu sarkazmen ndaj  gjyqtarëve. Ne te vertete fokusi ishte arsimi profesional i cili përbën një prej prioriteteve të qeverisë së majtë të drejtuar nga Edi Rama. Gjatë një aktiviteti të zhvilluar me sipërmarrësit, ku u prezantua programi i punësimit për vitin 2016, kreu i qeverisë vuri theksin tek forcimi i arsimit profesional.

Rama tha se problemi që kemi trashëguar në arsimin profesinal ka penguar rritjen e investimeve dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

“Nuk mund ti përgjigjem personave të papunë që s’kanë haber nga zanati, apo kanë një diplomë jurist. Diploma që thonë se je jurist, por sipas të gjitha gjasave je gjysmë-analfabet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rendja qorrazi pas votave, duke ndërmarrë një rrugë kaq qorre sa rruga e eleminimit të gjithë sistemeve të arsimit profesional dhe e krijimit të një sistemi piramidal universitetesh. Nuk duhej bërë ky krim por e kundërta. Nëse 20 vjet më parë do ishte reformuar sistemi i arsimit profesional dhe do kishte lidhur arsimin me ndërmarrjet, sot jo vetëm që ne do kishim shumë më pak këtë problem, por do ishim një vend ku forca e kualifikuar e punës do krijonte premisa për shumë më tepër investime private. Është kollaj të thponi pse shkojnë investimet në Maqedoni. Por e dini ju që Maqedonia ka investuar me këmbëngulje vite të tëra për profesionet”, tha Rama

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas Ramës, Shqipëria ka punë, por mungojnë zanatçinjtë. Kreu i mazhorancës përmendi një shembull origjinal për të treguar mangësitë e profesionistëve në treg.

“Nuk gjenden në Korçë kasapë. Është një fabrikë e shkëlqyer, me teknologjinë më të avancuar që kërkon të punësojë. Fillimi i kësaj fabrike është penguar se nuk ka kasap. Jurist po, mund ta bëjnë kasapin por juristët e bëjnë kasapin kur bëhen gjykatës”, tha Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?