FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kurban Bajrami te qendra sociale “Gonxhe Bojaxhiu” dhe Erion Veliaj

‘Në një ditë të shenjtë si Kurban Bajrami, në shërbim të njerëzve të mirë e mikpritës, te qendra sociale “Gonxhe Bojaxhiu”.
Gëzuar!”- shkruan Erion Veliaj dhe poston foto nga qendra sociale, ku duket se shërben bashkë me stafin.
E veçanta dhe simbolike mbetet fakti se te qendra me emrin e katolikes së madhe shqiptare me famë botërore, Gonxhe Bojaxhiu ose siç njihet Nënë Tereza shërbehet Kurban Bajrami.
Kjo zgjedhje e vendit me emrin e Nënë Terezës së famshme, prej kryebashkiakut Erion Veliaj, shërben për të treguar edhe harmoninë e shkëlqyer fetare në Shqipëri.
Pasuria më e madhe e vendit mbetet kjo që kemi; harmonia fetare, mirëkuptimi dhe festat e tjetrit të jenë edhe tonat.
Ndaj Erion Veliaj sot është lajm, e jo për mbulesën e shërbetorit, por për gjetjen brilante të festës në një qendër me emër qiellor si Nënë Tereza.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?